Muça: Tirana ka shumë kapitenë

0
Gjigandi

Gentjan Muça i gëzohet titullit të tij parë kampion me Tiranën. I transferuar te bardheblutë që prej vitit 2012-të, qëndërmbrojtësi 33-vjeçar me Emanuel Egbo në këtë sezon rigjeti veten duke u rikthyer në formën e tij më të mirë pas një periudhe shumë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore. Në një intervistë për emisionin “Proçesi Sportiv” në Top Chanell, Gent Muça foli për fitimin e titullit, për Kupën e Shqipërisë por edhe për mundësitë që ka Tirana për të shkuar larg në Champions League.

Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar as në ëndrrat më të bukura këtë që ndodhi, por ndonjëherë duhet të dimë që planet e Zotit janë shumë më të bukura se ëndrrat tona, dhe vijnë në momentin e duhur, në kohën e duhur. Është e vështirë për mua për ta përmbush apo për ta përmbledhur sezonin në pak fjalë.

Për ne viti zero është ai momenti i golit të Kobinës, ku fituam derbin e parë. Aty fillon gjithçka. Është e vërtetë që s’ka të paguar ai moment dhe vetë ta kisha bërë golin nuk do isha gëzuar aq shumë sa u gëzova kur shënoi Kobina.

 Është një krenari dhe një kënaqësi e imja personale që jo vetëm që jam në një lagje që e them me plot gojën, “tironase”, por që edhe e sollëm titullin aty ku i takon.

Mentaliteti për të mos u dorëzuar dhe besimi te vetvetja. Tirana nuk ka nevojë për shumë ndryshime sepse këto lojtarë e ngjtën këtu kur ishim në vend të tetë. Baza është aty dhe elementet e rinj që janë afruar nga akademia dhe është kohë dhe njerëzit e duhur për të nisur një cikël të ri. Edhe Egbo? Po sigurisht, ai na prin neve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu