Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen – thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se …

0
Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen – thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se …
Gjigandi

Aktori i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale gati tre muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP.

Ai ka thyer heshtjen për herë të parë mbi faktin që përfundoi i dyti në garën e madhe të këtij spektakli, si dhe për “ujërat e trazuar” në jetën e tij private.

Mbi të gjitha, Veshaj sikur dha indikacione se po përpiqet të rifitojë zemrën e ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, pasi në një paragraf ai shkroi: “Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh”.

Donald Veshaj gjatë takimit me Bora Zemanin brenda shtëpisë së Big Brother VIP (Foto: )

RonaTyra

Ndërkohë, i njëjti duket sikur pati edhe një thumb për ish-të dashurën Beatrix Ramosaj, me të cilën krijoi një lidhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke u shprehur: “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë”.

Ky është shkrimi i plotë i aktorit:

“Unë nuk ju njoh shumë ju por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetes time; kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar.

Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun (argëtim) dhe unë mendoj që i mora për edhe i dhashë maksimumin tim.

E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet.

Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shprehë në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe të kem mundësi të ju a kthej”

, shkruan Donald Veshaj.

/abc24.al/

Foto: Donald Veshaj/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu