Mposhti leukeminë, por u infektua me koronavirus – vdes kampioni i ri i Pokerit

0
Gjigandi

Bota e pokerit është në zi për vdekjen e kampionit Matteo Mutti, i goditur nga koronavirusi në moshën vetëm 29 vjeç. I riu, me origjinë nga Sondrio i Italisë, kishte fituar betejën me leuçeminë, por më pas u prek nga Covid-19, i cili i mori jetën.

Në karrierën e tij të shkëlqyer si një lojtar poker ai kishte rrëmbyer tituj shumë të rëndësishëm dhe kishte fituar rreth 300,000 dollarë. Shumë, në rrjetet sociale, donin të shprehnin dhimbjen e tyre për humbjen e  e Valtellinez, të vlerësuar jo vetëm për aftësitë e tij në poker, por edhe për ato njerëzore.

Mutti ishte diagnostikuar me leuçemi në gusht. 29-vjeçari asokohe i qe nënshtruar një transplanti të palcës së kockës  në spitalin San Matteo në Pavia. Atëherë kur dukej se e kishte fituar betejën kundër leuçemisë, koronavirusi arriti.

Siç raportohet nga La Stampa, tamponi i fundit negativ, por i riu kishte ndërlikime që e detyruan të shtrohej në terapinë intensive, nga ku nuk doli më.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu