Mposhtet “Bad News Eagles” në terrenin e par

0
Mposhtet “Bad News Eagles” në terrenin e par
Gjigandi

Ekipi i Kosovës “Bad News Eagles” e kanë nisur me humbje terrenin e parë në ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ata po përballen me ekipin nga Brazili – ‘mibr’, të cilët arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16).

“Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

Tashmë rruga për kualifikim në “Legends Stage” është e mundur vetëm në rast se “BNE” fiton në map’in – (terrenin) “Ancient”.

Në rast se “Bad News Eagles” arrijnë të fitojnë në “Ancient” atëherë do të luajnë në “Vertigo” lojën e fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu