Ekipi i Kosovës “Bad News Eagles” e kanë nisur me humbje terrenin e parë në ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Ata po përballen me ekipin nga Brazili – ‘mibr’, të cilët arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16).
“Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.
Tashmë rruga për kualifikim në “Legends Stage” është e mundur vetëm në rast se “BNE” fiton në map’in – (terrenin) “Ancient”.
Në rast se “Bad News Eagles” arrijnë të fitojnë në “Ancient” atëherë do të luajnë në “Vertigo” lojën e fundit.