Sot (e hënë) në mbarë botën kremtohet festa e Fitër Bajramit.
Shumë myslimanë zgjedhin që të zgjohen herët në mëngjes për të falur Bajramin, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre u panë edhe në Sheshin e Tiranës mëngjesin e së hënën.
Në rreshtin e parë për të falur Bajramin, i pranishëm u pa edhe reperi i njohur, Mozzik.
Foto: Mozzik/InstaStory
Reperi nga Ferizaj, emri i plotë i të cilit është Gramos Aliu, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga falja e Bajramit në Tiranë.
Ai njëherësh iu uroi të gjithë ndjekësve të tij myslimanë këtë festë, të cilën zgjodhi ta festonte në kryeqytetin shqiptar.
Foto: Mozzik/InstaStory
Mozzik përndryshe ka treguar disa herë se është një mysliman mjaft i devotshëm, duke mos harruar asnjëherë të urojë fansat e tij në raste festash.
/abc24.al/
Foto: Mozzik/InstaStory
Foto: Mozzik/InstaStory