Mozzik bëhet me një tjetër veturë të re, G-Class që kap vlerën e mijëra eurove

0
Mozzik bëhet me një tjetër veturë të re, G-Class që kap vlerën e mijëra eurove
Gjigandi

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, koleksionit të tij të makinave ia ka shtuar edhe një.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Bëhet fjalë për një ndër seritë më të forta të G-Class, e cila është e punuar ekstra nga kompania ‘Brabus’ që bashkëpunon me Mercedes me 800 kuaj fuqi.

Mozzik (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Mirë se vjen”, ka shkruar ai në njërën prej imazheve, ndonëse nuk flitet për çmimin kjo veturë kap vlerën e mijëra eurove.

Jeta luksoze dhe makinat e shtrenjta të artistit 26-vjeçar vijnë në bazë të sukseseve të mëdha që ka korrë në muzikë.

Mozzik (Foto: Instagram)

Ai prej vitesh i është bashkuar industrisë muzikore shqiptare dhe tani shquhet për një sërë hitesh.

Krijuesi i “Ska” momentalisht ndodhet në Evropë për shkak të koncerteve të shumta që po mban nëpër vende të ndryshme.

/abc24.al/

Mozzik (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu