Mourinho vjen në finalen e Tiranës: Feyenoord është Champions-i ynë

0
Mourinho vjen në finalen e Tiranës: Feyenoord është Champions-i ynë
Gjigandi

Romë e Mourinhos është në finalen e Ligës së Konferencës 2021-2022, e cila do të zhvillohet në Tiranë. Verdhekuqtë kanë kaluar Leicesterin, duke marrë pjesë në aktin e fundit të turneut, në edicionin e tij të parë. Përballë do të jetë Feyenoord, një klub që në historinë e tij tashmë ka fituar edhe Champions-in, edhe ‘Europa League’.

Për Romën, që ka vetëm Kupën e Panairit në vitrinën e saj, kompeticionin e UEFA-s të pa njohur zyrtarisht (ndryshe nga FIFA), është një finale e re evropiane 31 vite pas të fundit prej saj. Mourinho ia ka dalë; tani do të përpiqet ta zgjerojë ‘palmaresin’ e tij dhe të kompletojë triumfet në kompeticionet aktuale ekzistuese.

Mourinho falënderoi publikun e ‘Olimpico’, duke u rikthyer në fushë, pasi shkoi në dhomat e zhveshjes. Duartrokitje për tifozët e Romës që pushtuan objektin sportiv të kryeqytetit për ta shtyrë skuadrën drejt finales së Tiranës kundër Feyenoord. Misioni u realizua.

Portugezi është në fakt trajneri i parë që arrin në finale me katër skuadra të ndryshme. Me Porton fitoi ‘Europa League’ dhe Champions-in, me Interin fitoi Ligën e Kampionëve dhe me Manchester United bëri të vetën Ligën e Evropës. Tani vjen finalja e Ligës së Konferencës me Romën.

Për mikrofonat e DAZN, Mourinho u shpreh kështu: “Ka nivele të ndryshme pritshmërish, përgjegjësish dhe shpresash. Historia e Romës është një histori vuajtjesh, nuk ka fituar shumë. Numri i finaleve nuk përputhet me madhësinë e klubit. Kjo do të thotë shumë për ne. Feyenoord është Champions-i ynë.

RonaTyra

Që nga dita e parë kam një ndjenjë të familjes. Ne nuk patëm një sezon të frikshëm, shumë pikë të humbura, por kjo finale është një fitore familjare. Falënderoj lojtarët që janë të lumtur si unë sot. Jam prekur, nëse një ekip fiton titullin e parë apo të dytën nuk ka rëndësi, është gjithmonë shpërblim dhe gëzim.

Por, për një ekip që nuk fiton kurrë dhe arrin finale të tillë me vështirësi, edhe me stadiumin plot, është gjithnjë ndryshe. Jam në një moment të karrierës time, në të cilën nuk bëj asgjë për vete, por për lojtarët, tifozët dhe pronarët. E bëj për gëzimin e popullit romak. Më emocionojnë emocionet e tjetrit”.

Zero bestytni për Mourinhon, në fund të intervistës: “A do të fitohet kjo finale? Po!” Ai lë takim për të gjithë vedhekuqtë në Tiranë, më 25 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu