Tottenhami me në krye Jose Mourinhon janë duke synuar ta forcojnë skuadrën për edicionin e ardhshëm.
Dyshja e mbrojtjes tek PSG, Thiago Silva dhe Thomas Munier janë synimet e Mourinhos.
PSG ka konfirmuar zyrtarisht se kontratat e tyre nuk do të zgjaten, kështu që të dy janë agjentë të lirë këtë verë.
Mourinho beson se Silvado të ishte një zëvendësim ideal për Vertonghen, i cili po ashtu këtë verë do të largohet nga Tottenham.
Munier ka qenë pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës për vitin 2018, kur fituan vendin e tretë.
Për Munier janë të interesuar edhe Liverpool dhe Arsenal.