Sulmuesi anësor i Romës, Cengiz Under, ka disa kohë që flitet se do të largohet nga kryeqyteti italian.
Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, aventura e turkut në Seria A ka përfunduar dhe me shumë mundësi sezonin tjetër do ta shikojmë atë në Premier League.
Janë disa ekipe në garë për shërbimet e tij, ku është klubi i Everton i cili ka disa kohë që po e monitoron situatën. Por tani nuk është vetëm skuadra e Ancelotti, pasi garës i janë bashkur edhe ekipet londineze të Tottenham dhe Arsenal.
Kartoni i 22-vjeçarit vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe Mourinho e shikon Under si një përforcim të duhur për ekipin e tij. Mediat shkruajnë se interes për të kanë shfaqur dhe ekipe si Milan, Bayern Munich apo dhe RB Leipzig.