Motrat që vranë me thikë babain abuzues përballen me 20 vjet burgim

0
Gjigandi

Dy motra që vranë me thikë babanë e tyre pas vitesh abuzimi seksual e torturash, duhet të dalin në gjyq për vrasje, vendosën sot prokurorët në Moskë.

57 vjeçari Mikhail Khachaturyan, u vra me thikën e tij të gjuetisë dhe një çekiç nga nga Krestina, Angelina e Maria asokohe me moshë 19, 18 e 17 – dy vjet më parë në Moskë.
Komisioni rus i hetimit ka pranuar rrethanat lehtësuese të çështjes, por ka refuzuar arsyetimin për ta quajtur aktin vetëmbrojtje, dhe kjo bën që dy motrat më të mëdha të përballen me deri në 20 vjet burgim.
Hetuesit thonë se më e vogla Maria duhet të marrë trajtim psikologjik pasi nuk e njihte natyrën e vërtetë të veprimeve të kryera.
Këmbëngulja e hetuesve për akuzat e vrasjes ndaj Krestina e Angelina vjen megjithë faktin e pranimit se babai i tyre i ka shkaktuar “vuajtje fizike e mendore bijave të tij për një kohë të gjatë”.
Avokati Yaroslav Pakulin tha: “Vajzat kanë qenë të traumatizuara për një kohë të gjatë. Ato trembeshin jo vetëm për shëndetin por dhe për jetën e tyre”.
Më herët prokurori i përgjithshëm kishte thënë se “vite të tëra torture e abuzimi seksual” nga “babai i tyre pedofil e kontrollues” bënë që ato të përdornin “vetëmbrojtjen e nevojshme”.
Prova nga hetimi thonin se babi i kërcënonte bijat e tmerruara duke i thënë: “Ti do të zësh vendin e nënës tënde. Do të të martoj e do të lindësh beben time.”
Në të tjera prova thuhet se ai i “abuzonte e i turpëronte me mjete të ndryshme”.
Motrat pranuan se e kishin vrarë Khachaturyan pasi ishte në gjumë në një kolltuk duk e goditur me thikë e me çekiç në 2018. Asokohe nëna e tyre Aurelia Dunduk, nuk jetonte me vajzat.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu