“Pusho shqip” këtë vit, zyrtarizohet sezoni i përbashkët Shqipëri-Kosovë

0
Gjigandi

Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë! Shqipëria e Kosova, zyrtarizuan nisjen e fushatës “Pusho Shqip” që do të jetë motoja e këtij sezoni të pazakontë turistik të ndikuar nga pandemia e koronavirusit!

“Pusho shqip” është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik!

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bënë bashkë në Shëngjin përfaqësues të dy qeverive.

Rekomandimi është i thjeshtë: Pushimet e verës në Shqipëri dhe ato të dimrit në Kosovë!

RonaTyra

Për ministrin Klosi, veç njohjes së bukurive të dy vendeve,  ky sezon do të jetë edhe vlerësim për biznesin shqiptar që ka investuar qindra milionë euro në këtë sektor.

Nismës i janë bashkuar edhe operatorët turistikë që thanë s’do të bëjnë ulje në paketat turistikë.

Nga 1 deri më 30 qershor kanë hyrë në Shqipëri 184 mijë turistë të huaj.

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu