Motra e Katie Price flet për aksidentin e tmerrshëm të modeles: Ajo mund të kishte vrarë ndonjë, …

0
Motra e Katie Price flet për aksidentin e tmerrshëm të modeles: Ajo mund të kishte vrarë ndonjë, …
Gjigandi

Motra e modeles Katie Price ka folur për aksidentin e tmerrshëm me makinë të yllit duke thënë: “Ajo mund të kishte vrarë dikë – ose të vriste veten”.

Sophie, 32 vjeçe, flet në dokumentarin e ri të BBC-së të titulluar “Katie Price: What Harvey Did Next”, i cili transmetohet të hënën.

Nëna e një fëmije shpjegon: “Kur pashë policinë atje, mendova: ‘Ajo e dreqosi vërtet këtë herë'”, shkruan The Sun

Foto: Rex

RonaTyra

“Ajo është si macja me nëntë jetë, por unë shikova dhe mendova: ‘Ky do të jetë një makth’. Ishte një tronditje, ishte absolutisht e tmerrshme”, tha motra e modeles.

“Ajo mund të kishte vrarë dikë ose të kishte vrarë veten”, shtoi motra e modeles së famshme britanike.

“Është e qartë, ajo nuk është. Kur njerëzit kanë probleme të shëndetit mendor, ata janë shumë të mirë për ta mbuluar atë dhe Kate është shumë e mirë për ta fshehur gjendjen e saj kur nuk ndihet mirë”, tha tutje ajo.

Foto: The Mega Agency

Ylli i “Reality TV”, Katie i shpëtoi për pak vdekjes kur pësoi një aksident me veturën e saj, pas një abuzimi me kokainë dhe alkool në shtator.

Ajo u deklarua fajtore për drejtimin e mjetit nën ndikim të alkoolit dhe kaloi një muaj në rehabilitim në The Priory, ku u diagnostikua me një çrregullim ankthi dhe iu dha terapi e përditshme.

Katie, e cila tha në gjykatë se po ngiste për të parë një shoqe sepse ishte “e vetmuar”, i thotë mamasë së saj të shqetësuar, Amy: “Nuk ka njeri që mund të fajësohet që unë hipa në atë makinë, përveç vetes”.

Foto: Instagram

“Por nëse njerëzit mund të shihnin, atë natë, çfarë po ndodhte në kokën time. Nuk i thashë vetes të mos hipja në makinë. Thjesht mendova: ‘Duhet të shkoj’. Kështu që unë jam me fat që asgjë nuk ka ndodhur”, tha modelja.

Tani duke folur me një terapist një herë në javë, Katie shton: “Unë duhet të mësoj të përballoj kur ndodhin këto situata, sepse nuk dua të shkoj në vetëshkatërrim”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu