Kthjellime e diell javën në vijim. Në pjesën e dytë më ngrohtë, me temperatura mbi 20C, parashikon “Prishtina Weather”.
Ditëve të ardhshme, në javën e dytë të prillit, po parashihen kushte të motit të qëndrueshëm, e të thatë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell. Në pjesën e dytë të javës edhe vransira kalimtare, derisa edhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi 20C.
Në fundjavë, përsëri mund të vije deri tek një kalim i frontit të ftohtë, që sjell mundësi për të reshura shiu në, e të dielen edhe tek një rënie të temperaturave.
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira edhe ditën e hënë. Nga dita e martë më shumë dominojnë qetësitë, e ndotësit ajror përqëndrohen më pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kohëpaskohe mund të kaloj edhe në vlera mesatare dhe të dobëta.
Datat:
11.04 – Kryesisht me diell dhe vransira të pakta lokale në mesditë. Ftohtë në mëngjes.
12.04 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kthjellët e me diell.
13.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
14.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
15.04 – Më ngrohtë, me vransira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës.
Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet nga 0C e -1C rriten edhe deri në 7C ditën e premte, e maksimalet në 16 ditën e martë, deri ditën e premte në 22C.
Dtiën e hënë era vazhdon të fryjë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior deri në 6-13m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.
Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale.
Temperaturat