Shërbimi Ushtarak Meteorologjik reagoi pas stuhisë disa minutëshe që ra në Kryeqytet mbrëmjen e sotme.
Reshjet e shiut në formë shtërngate kanë goditur edhe qytete të tjera, ku më i prekuri ishte qyteti i Lezhës ku kishte edhe intensitetin më të madh të reshjeve. SHMU njofton se gjatë 10 minutave në Tiranë kanë rënë 290 rrufe.
“Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës” shkruan SHMU.