“Mospjesëmarrja ishte rekord”/ Basha: Bandat e ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD në Vorë, g…

0
“Mospjesëmarrja ishte rekord”/ Basha: Bandat e ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD në Vorë, g…
Gjigandi

Duke folur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se pjesëmarrja ishte shumë e ulët, kjo sipas tij, për shkak se, nuk ka ndryshuar asgjë nga 25 prilli.

Basha deklaroi se PD ka kallëzuar në SPAK tre bashki, Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën, si dhe një KZAZ në Vorë, për mospërmbushje të detyrave.

Kemi marrë dy javë më parë një hap përpara, duke detyruar krimin e korrupsionin për reformën zgjedhore, që t’i japë shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata, i mbron ata dhe jep llogari para tyre. Ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem të vënë në shërbim të një grushti politikanësh, që i pasuron ata dhe varfëron qytetarët.

Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi nuk është normalitet, por është anormalitet i një anormaliteti. Asnjë nuk ka ndryshuar nga 25 prilli, madje problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me numër rekord të ulët votuesish, ky është fakt tashmë që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë. Madje ikën dhe garancitë formale, ku PD ju mohuan komisionerët.

RonaTyra

Aleanca e ‘non gratave’ kërcënoi, bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas. Ne kemi dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën e Rrogozhinën, si dhe kemi kallëzuar KZAZ e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Një pjesë e mospjesëmarrjes i takon opozitës, PD, na takon neve. Një reflektim të thellë sa i takon analizës sonë të brendshme, që ka nisur, nevojës për t’u shkëputur totalisht nga e shkuara, nevojës për të dëgjuar njerëzit

“, u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu