Ish-kryeministri Berisha ka bërë të ditur një episod të ndodhur me ish-eurodeputetin gjerman Knut Fleckenstein, duke theksuar se ai ishte pjesë e listës së njerëzve të Sorosit.
Sipas Berishës, ish-eurodeputeti Fleckenstein erdhi një verë në Shqipëri dhe i kërkoi llogari ish-kryeministri se përse sulmon filantropin George Soros.
Berisha vuri në dukje se më pas ai verifikoi se Fleckenstein ishte në krye të listës së njerëzve të George Soros në Parlamentin Evropian.
“Në një verë vjen këtu një deputet gjerman dhe papritur dhe pa kujtuar bën një konferencë shtypi, mbledh mediat dhe thotë se Berisha e ka gabim se është lider i fortë, pse e sulmon Sorosin ai? Nuk ka pse ta sulmojë. Gazetarët nxorën të gjithë listën e eurodeputetëve që ishin nën influencën e Sorosit, Sorosi i konsideronte njerëz të tij. I them unë miku im, Knut me Sorosin ruaje miqësinë por këshillat mos ia dëgjo atij dhe ky pasdite takohet me OJF-të e Sorosit dhe u thotë atyre mos u mërzisni nga deklaratat e Berishës, se ai po bën punën e Putinit, ato shkrihen gazit sepse kjo s’mund t’i thuhet atij, funksionon me një politikë të tij të jashtme”
u shpreh Berisha gjatë promovimit të librit të autorit Matt Palombo mbi influecën e George Soros me titull “The man behind the Curtain” (Njeriu prapa perdes)