Moratti: Interi, i sigurt me presidentin Zhang

0
Gjigandi

 “Ne duhet të zgjidhim problemet me guxim, por nuk mendoj se algoritmi do të jetë në gjendje t’i japë zgjidhje futbollit. Ai nuk ka logjikë”. Kështu shprehet ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, për mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”. “Vëmendja ndaj koronavirusit duhet të mbetet shumë e lartë, – vazhdoi ai, – por rihapja e pjesshme e stadiumeve është sigurisht një ogur i mirë”. Futbolli italian do të rifillojë me Kupën e Italisë, një ngjarje që premton “spektakël të garantuar, sepse katër skuadrat më të mira të momentit do të zbresin në fushë”.

Lëvizja futbollistike, sipas Moratti, “do të luftojë për t’u rikuperuar ekonomikisht nga pandemia. Unë imagjinoj që kjo do t’i detyrojë klubet të mendojnë për diçka të re, do të revizionohet vlerësimi i lojtarëve, do të shtohen shkëmbimet”. Vëmendja e ish-presidentit pastaj zhvendoset tek Interi i sotëm: “Zhang ka mjetet financiare, pasionin dhe dëshirën për të fituar. Unë shoh ndjeshmëri dhe inteligjencë të kthjellët tek ai, mund të hapë një cikël fitues. Conte? Ai po shprehet shumë mirë, ka karakterin e duhur për të marrë rezultate të mira”.

Midis brazilianit Ronaldo dhe CR7, Moratti mund të preferojë vetëm “‘Fenomenin”: “Ai ishte në të vërtetë fenomenal, ndër lojtarët shumë të paktë me klas të pastër. Ai nuk është i krahasueshëm me askënd tjetër dhe në asnjë mënyrë. Gigi Simoni? Kishte një anë shumë të bukur njerëzore dhe bujare, u ndjeva keq për ndarjen nga jeta të tij”.  Sa i përket situatës së Lautaro Martinez, i cili shfaqet gjithnjë e më shumë pranë Barcelonës, Moratti shpjegoi se nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ka ndjenjën se do të arrihet në një pikë kulmore.

Më tej, ish-presidenti zikaltër shton se do të dëshironte të shihte Mertens tek Interi: “Mertens është lloji i lojtarit, që do të dëshiroja ta shikoja tek Interi. Ai është më i përshtatshmi për të mbështetur Lukakun.

Ideja ishte e shkëlqyeshme, por presidenti De Laurentiis u tregua edhe një herë i zoti në mbrojtjen e lojtarëve më të mirë të tij. Napoli ka pasur shumë suksese në menaxhim, gjithmonë ka bërë zgjedhje interesante për trajnerët dhe lojtarët. Gjithsesi, nuk është e lehtë ta fitosh kampionatin, edhe pse gjithmonë ka qenë afër nesh”.  Pastaj një sfond për Marek Hamsik: “Më pëlqente, e kisha ndjekur atë që te Brescia. Unë bisedova për këtë me De Laurentiis, por më tha që nuk ishte në shitje”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu