Ndeshja e radhës mes Greqisë dhe Kosovës ka qenë e tensionuar. Tensione u vunë re edhe në shkallët e stadiumit.
Ndeshja e vlefshme Ligën e Kombeve u ndërpre për afro 5 minuta, në momentin kur vendasit gjetën golin e avantazhit. Bëhet fjalë për minutën e 71-të, teksa tifozët grekë, të ekzaltuar nga goli, sulmuan me flakadanë, tifozët e Kosovës.
Në një video të publikuar nga “Gazeta Olle”, shihet edhe momenti kur grekët gjuajnë me mjete piroteknike në drejtim të tifozëve kosovarë.
Gjyqtari kryesor u detyrua të ndalë ndeshjen për disa minuta, por pa ndonjë vendim për ta boshatisur tribunën, teksa në minutën 90+9, Greqia shënoi edhe golin e dytë.
Nuk dihet nëse do ketë ndëshkime për ndeshjen. noa.al