Momenteti kur piloti i një helikopteri italian i shpëton vdekjes

0
Gjigandi

Në videon e mëposhtme shfaqet  momenti i pabesueshëm kur piloti i një helikopteri dukej i sigurtë drejt përplasjes por mrekullisht rifiton kontrollin i ndihmuar nga era megjithse prek me hundë shkëmbin në alpet italiane.

Pamjet e pabesueshme u regjistruan në malin Merano gjatë stërvitjes së njësisë ushtarake italiane ‘Alpini’.
Helikopteri AB-205 i regjimentit ajror ‘Altair’, ishte në manovrat ndërkombëtare në Tirolin e Jugut kur ndodhi incidenti.

Drejtimi i erës në lartësinë e madhe ku ndodhej, bëri që helikopteri të rrotullohej jashtë kontrolli duke tentuar uljen në lartësi.
Por teksa piloti përpiqej të korrigjonte kthesat, mjeti vijonte të rrotullohej dhe hunda e tij preku tokën shkëmbore para se mrekullisht të rifitonte stabilitetin.
Eksperti i aviacionit David Cenciotti, tha: “Nëse ndodh kjo kur je në ajër duhet ta lësh rrotullimin derisa të ndalojë vetë”.
“Në rastin në fjalë helikopteri preku tokën dhe rreziku i përplasjes ishte evident”.Por në momentin final, i ndihmuar dhe nga fati piloti rifiton kontrollin dhe e ngre mjetin në lartësi jashtë rrezikut.

Cenciotti tha se kolegu i tij pilot e konsideronte videon ‘provë e një mrekullie’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu