Moggi trondit Juventusin: Në kohën time i merrnim më të mirët Interit, tani i dhurojmë Dybala

0
Moggi trondit Juventusin: Në kohën time i merrnim më të mirët Interit, tani i dhurojmë Dybala
Gjigandi

I intervistuar nga “Radio Bianconera”, ish-menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi foli për kalimin e mundshëm të Paulo Dybala tek Interi. Ai u shpreh si më poshtë: “Perisic shkoi te Tottenhami i Contes sepse pagat janë më të mira atje, paguajnë më shumë në Premier League.

Interi bëri çmos për të mos ia dhënë kroatin Juventusit. Neve si dashamirës bardhezinj nuk na pëlqen që e dërgojmë Dybala me duart tona te zikaltrit. Pra, bëjmë pikërisht të kundërtën.

Unë mendoj se kjo është paksa produktive; i hequr më të mirin skuadrës sonë dhe e dërgojmë te kundërshtari direkt në kampionatin e ardhshëm. Isha mësuar t’i merrja lojtarët më të mirë nga Interi. Tani, nëse ia japim, bëhet problem”.

Ndërkohë, Massimiliano Allegri ka mendim ndryshe për “10” argjentinase: “Ai duhet të kthehet në të qenit vetvetja, ka qenë një moment në të cilin u rrëmbye nga fakti se ishte Messi i ri. Një lojtar nuk mund të imitojë apo të mendojë të jetë një tjetër. Ai ka ende shumë për të dhënë: ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, luan në mënyrë hyjnore”.

E megjithatë, duket se Paulo Dybala do të shkojë tek “armiqtë” e mëdhenj të Juventusit. “Corriere della Sera” saktëson se “Joya” do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Interin, për 7 milionë euro në sezon, por do të duhet të presim pak kohë për njoftimin zyrtar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu