Ndarja e Don Xhonit nga modelja ruse, Ariana Lirey, bëri bujë të madhe në rrjetet sociale e showbizin shqiptar.
Lajmi për ndarjen u konfirmua nga palët në rrjete sociale, gjersa pati edhe disa deklarata kundrejt njëri-tjetrit.
Së fundmi modelja e njohur është pyetur në InstaStory për Don Xhonin dhe për atë nëse e ka mësuar gjuhën shqipe.
Ariana Lirey (Foto: Instagram)
“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në gjuhën angleze nga një ndjekës.
“Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist. Ai është akoma i ri, ka një jetë të tërë përpara”, tha ajo.
“Do të jem e lumtur nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshironte. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të jetoj tani. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, vazhdoi ajo.
Ariana Lirey (Foto: Instagram)
Në një pyetje tjetër nëse është duke mësuar shqip, Lirey tha se po planifikon që së shpejti të bëjë një vizitë në trojet shqiptare.
“Kam mësuar shqip dhe po planifikoj të vizitoj Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën”.
/abc24.al/
Foto: Arkiv/Screenshot