Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.
Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim, Ministrat Zemaj e Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Covid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.
Vendimi i marrë nga MSH dhe MKRS me federatat sportive kanë qenë vetëm respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv
“Ata i njoftuar krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin”.
Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.