Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia pasi një natë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier.
Ata akuzohen për moskallëzim krimi pasi nuk kanë njoftuar policinë.
Dumani u plagos pasditen e djeshme në zonën e Papërit në Elbasan pas përplasjes me armë zjarri me ish-mikun e tij, sot armik Talo Çelën.
Ai u arratis drejt Fierit ku dhe kishte një apartament me qira. Pas disa orësh ndjekje, Dumani u kap nga policia pak para mesnatës.
Në momentin e arrestimit, Dumani nuk ka bërë rezistencë, pasi ka qenë i shtrirë në një krevat dhe ishte duke u mjekuar në kushte shtëpie.