Dumani “kyç gojën” para policisë, mjekët e shoqëruar: Nuk e njihnim

0
Dumani “kyç gojën” para policisë, mjekët e shoqëruar: Nuk e njihnim
Gjigandi

Pasditen e së mërkurës agjentët e policisë kanë shkuar në spitalin e “Traumës” për të marrë në pyetje Nuredin Dumanin, i cili ndodhet aty që prej ditës së djeshme, pasi u plagos në një shkëmbim zjarri në Papër të Elbasanit.

Dumani ka refuzuar t’i përgjigjet policisë.

Ndërkohë mbrëmjen e së mërkurës janë shoqëruar në polici dy mjekë dhe një infermier të cilët ndihmuan Dumanin e plagosur.

Para policisë mjekët dhe infermierët kanë deklaruar se e kanë ndihmuar të plagosurin por nuk e dinin se për kë bëhej fjalë.

Kujtojmë që arrestimi i Dumanit u bë në një apartament në Fier, ku ai ndodhej i plagosur. Bashkë me të u arrestua dhe Hekuran Hoxha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu