Kryemadhi: Basha dhe njerëz pranë tij përdorën selinë për t’u vënë gjoba bizneseve

0
Kryemadhi: Basha dhe njerëz pranë tij përdorën selinë për t’u vënë gjoba bizneseve
Gjigandi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij se kanë përdorur pozicionin politik  dhe selinë e Partisë Demokratioke, për t’u vendosur gjoba bizneseve.

“Nuk mendoj që është garë, por kontributet duken, tek ajo që ngjit në opinionin publik. Të vetmen gjë që unë gjykoj te PD e rithemelimit, që për mua kanë qenë bashkëpunëtorë”

, tha kryetarja e LSI në Debat nga Alba Alishani, në A2 CNN, e pyetur nëse partia e saj i ka prirë akuzave për inceneratorët.

“Politikisht të gjithë kemi folur, edhe mediatikisht. Problemi është kush merr përsipër për të vendosur firmën dhe për të bërë padi me fytyrën dhe emrin e tij. Është e thjeshtë të dalësh duke folur, për të vendosur një gjobë e pas tri ditësh të mbyllësh gojën. Tash, duket shumë qartë që selia e bravës ka qenë mjeshtre për të vendosur gjoba ndaj biznesit”,

tha Kryemadhi.

RonaTyra

Kryemadhi akuzoi gjithashtu kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, se ka punuar për ta mbyllur çështjen.

“Belind Këlliçi nuk u njoh kurrë me raportin e inceneratorëve, edhe pse ishte anëtar i komisionit. Sepse raporti i zonjës Tabaku ishte për t’i vënë kapak historisë së inceneratorëve e për ta lënë deri te Lefter Koka.

Zonja Tabaku me sa duket ka marrë sëmundjen e ish-kryetarit të saj, ose kryetarit që e ka akoma, Lulzim Basha, duke gënjyer.

Tabaku i ka çuar një letër zotit Vasili përmes Genc Gjonçajt. Ndërkohë që Vasili i ka çuar letër Bashës që LSI duhet të jetë pjesë e komisionit.

Zonja Tabaku ka vendosur veton për mospranimin e LSI në komision. Kishte hall se mos LSI i merrte lidershipin e komisionit. Rama përballë Tabakut nuk e kishte problem, qëndroi edhe 10 orë.”,

tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu