Betonieret “mundin” Veliajn, lëvizin lirisht gjatë ditës në Tiranë. 1 muaj më parë kryebashkiaku …

0
Betonieret “mundin” Veliajn, lëvizin lirisht gjatë ditës në Tiranë. 1 muaj më parë kryebashkiaku …
Gjigandi

Një muaj pasi Erion Veliaj deklaroi ndalimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë ditës në Tiranë, betonieret janë kthyer kudo në kryeqytet duke rënduar trafikun e duke shkaktuar ndotje të shtuar. Vëzhgimi i Ora News në terren konstatoi praninë e betoniereve gjatë paradites në disa zona të Tiranës në kundërshtim me ligjin.

“Ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda si kamionët, betonieret gjatë kohës që ka aktivitet, sidomos aktivitet mësimor. Pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës.”

Kjo është deklarata e kreut të bashkisë së Trianës Erion Veliaj më 18 Janar 2022 ku para gjimnazistëve pranoi publikisht se ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë. Një muaj pas kësaj deklarate të kryebashkiakut situata në terren përgënjeshtron thëniet e tij.

Pas një lehtësimi të radhëve të trafikut në kryeqytet gjatë kohës që lëvizja e betoniereve u disiplinua, situata problematike është kthyer sërish. Veliaj premtoi se do t’i qëndronte vendimit që kishte marrë pavarësisht presioneve që po i bëheshin.

“Kemi marrë një vendim që ka hasur shumë kundërshtime, me siguri do përfundojë edhe në Gjykatë si shumë prej këtyre vendimeve të bashkisë së Tiranës, por unë them që është vendim i drejtë.”

RonaTyra

Por monitorimi në rrugët e Tiranës paraditen e të hënës tregon të vërtetën.

Mjetet e tonazhit të rëndë që përdorën për kantieret e ndërtimeve të cilat lëvizin lirisht në rrugët e Tiranës gjatë gjithë ditës.

Të pa shqetësuara nga vartësit e Erion Veliajt në policinë  bashkiake këto mjete përveç ndotjes, vazhdojnë të shkaktojnë trafik të rënduar në Tiranë.

Orari për lëvizjen e  këtyre mjeteve është i përcaktuar me ligj dhe në kodin rrugor, herët në mëngjes dhe gjatë natës, por duket se rregullat kanë mbetur në letër në qytetin e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu