Diego Armando Maradona u nda nga jeta më shumë se një vit më parë, megjithatë vdekja e tij vazhdon të krijojë polemika dhe dyshime. Pasi u “shfaq” në një galeri futbolli në atë vend, “Dora e Zotit” u bë sërish kryelajm për shkak të zhdukjes së orëve të tij luksoze.
Sipas revistës argjentinase “Caras”, javën e kaluar fëmijët e tij; Diego Jr. Dalma, Gianinna, Jana dhe Diego Fernando, të përfaqësuar nga nëna e tyre, Verónica Ojeda, u takuan për hapjen e dy kontejnerëve që sollën nga Dubai me sendet e ish-futbollistit të ndjerë. Megjithatë, ata u përballën me një surprizë të pakëndshme: orët luksoze të ish-futbollistit ishin zhdukur.
Carlos Monti, një gazetar argjentinas, raportoi se trashëgimtarët ishin shumë të zhgënjyer nga situata: “Dyert u hapën, aty ishin fëmijët e Diego dhe Verónica Ojeda, që përfaqësonin Dieguito Fernando. Diego Jr. ishte atje, mbani mend se ai mbërriti në Argjentinë ngaqë donte të shkonte te varri i babait për t’u lutur. Çështja është se kur i hapën kontejnerët panë këmisha, pantallona, kapele, dhurata, trofe, gjithçka. Por dikush tha: Më falni, ku janë orët e Diego?”
Mungonin orët e famshme të Diego-s, edhe bizhuteritë e “10” së famshme, zinxhiri prej floriri. Sipas gazetarit nuk ishin në kontejner. Kutia e vogël ku Maradona i ruante ato sende me vlerë i ishte dorëzuar tashmë Romina Rodríguez, e njohur më mirë si Monona, kuzhinierja që jetonte në Dubai me futbollistin, në mënyrë që ajo t’ia dorëzonte Claudia Villafañe.
Sipas avokatit të legjendës argjentinase të futbollit, Diego kishte në Dubai kishte një lloj kutie të vogël ku vendoste ora, unaza, zinxhirë floriri e gjëra të tjera të çmuara. Kjo iu dha Monona, e cila ishte personi që ndodhej me Diegon atje në Dubai. Në këtë mënyrë, avokati ka hapur një dosje gjyqësore për të hetuar për fatin e sendeve të ish-futbollistit.
Në vitin 2012, orët nga marka zvicerane “Hublot King Power Maradona”, një model i frymëzuar nga ish-futbollisti, kishin vlerën e 43.600 dollarëve. Të dyja orët kishin një kristal safiri anti-reflektues, përbëheshin nga titani i zi PVD, ose ari 18-karatësh, me një rezervë energjie 42-orëshe dhe lëvizje mekanike automatike.
Përveç kësaj, legjenda argjentinase kishte një “botim” të dytë në ngjyrë ari, i quajtur “Hublot Big Bang Maradona”, i bërë për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Në datën 10, ai mbante një orë në çdo dorë, si nderim për vajzat e tij Dalma dhe Gianinna.