Foto/ Kjo është makina që ra në liqenin e Çekrezës, ku humbën jetën dy të rinj

0
Gjigandi

Janë bërë publike pamjet e makinës që ra këtë të premte në liqenin e Çekrezës, ku humbën jetën dy të rinjtë Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

Burime për median bëjnë me dije se në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit gjetën 22-vjeçarin dhe 20-vjeçaren të pajetë. Sakaq, ende nuk dihet se kur ka rënë makina në ujë, por deri më tani mbeten mister shkaqet se si ka rënë mjeti në rezervuar. Trupat e tyre të pajetë u nxorën këtë të premte rreth orës 10:45 nga polumbarët e forcave RENEA.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidendale dhe i riu mund të ketë humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në rezervuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu