Miratohet vendimi/ Nga ushtarakët, te minatorët e naftëtarët, sa rriten pensionet! Shtesa nis të …

0
Miratohet vendimi/ Nga ushtarakët, te minatorët e naftëtarët, sa rriten pensionet! Shtesa nis të …
Gjigandi

Prej 1 prillit, pensionet do të rriten me 3.3 për qind. Siç edhe pritej qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin “Për indeksimin e pensioneve” në të cilin përcaktohet se përfitues do të jenë edhe ata të cilët kanë mbushur moshën e daljes në pension këtë vit, me kushtin që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Shtesa e re, e cila varion nga 258 lekë deri në 1 mijë lekë do të aplikohet për 18 kategori pensionesh përfshirë edhe ishushtarakët, minatorët e naftëtarët.

“Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3 për qind i pensioneve për të gjitha kategoritë, si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit, pensionet e ishushtarakëve, minatorëve, naftëtarëve etj. Efekti financiar në buxhetin e shtetit është 3,3 miliardë lekë”,

tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes.

SHTESA

RonaTyra

Konkretisht prej muajit që vjen, pensioni bazë minimal për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe ato familjare, nga 14 449 lekë që është bëhet 14 924 lekë, pra do të rritet me rreth 465 lekë në muaj.

Ndërsa ai maksimal nga 28 898 lekë, bëhet 29 851 lekë pra rritet me 953 lekë në muaj.

“Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara nuk do të jenë më pak se 14 926 lekë në muaj dhe më shumë se 29 852 lekë në muaj”

, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë pas indeksimit, pensionet në fshat do të rriten me 326 lekë, nga 9895 lekë që janë aktualisht bëhen 10 221. Shtesë do të kenë edhe ata të cilët nuk kanë mbushur vitet kontributeve dhe iu është lidhur pension social. Në total vlera e përfitimit për këta pensionistë do të rritet me 258 lekë, duke shkuar në 8101 lekë në muaj.

FONDI

Janë 673 mijë pensionistë që përfitojnë këtë vit nga skema e indeksimit, ndërsa fondi që do të ndahet kap vlerën e 33 milionë dollarë.

“Efekti financiar për zbatimin e këtij vendimi përllogaritet në shumën 3 300 milionë lekë, i cili përballohet nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe ndahet: 3 267 milionë lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve,33 milionë lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë”,

theksohet më tej në vendim.

Kujtojmë që vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 2.7 për qind, ndërsa fondi i vënë në dispozicion ishte 24 milionë dollarë. Këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve dhe rritjes së normës bazë të inflacionit shtesa kaloi pragun 3 për qind.

“Në fakt parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ka qenë në vlerën 2,4 për qind sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar. Nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt vendosëm që për pensionet rritja të jetë 3,3 për qind sa mesatarja e inflacionit për shkurt 2022”,

tha ministrja.

Për këtë, qeverisë iu desh që të shtonte në arkën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe rreth 7 milionë dollarë të tjera. Kështu, nga 26 milionë dollarë që ishin planifikuar do të ndahen 33 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu