Ministrja Xhaçka për hapjen e negociatave: Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, do sjellim ndryshim drastik në jetën e shqiptarëve

0
Gjigandi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në tryezën e diskutimeve pas çeljes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Xhaçka tha se anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë.

Sakaq shtoi se ky proces do ndikojë në çdo aspekt të jetës në Shqipëri, ndaj dhe qeveria nuk do lërë gur pa lëvizur.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë  edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu