Ministrja Dumoshi ofron mbështetjen e saj avancimin e hendbollit

0
Gjigandi

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, e ka uruar presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, me rastin e përfundimit të suksesshëm të edicionit 2019/2020 të garave.

Të kujtojmë që ministrja Dumoshi ka përcjellë nga afër ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës, të zhvilluara të dielën. Për këtë FHK-ja e falënderon.

Ndeshjet me prezencën e tyre i kanë madhështuar edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, zv. drejtoresha Afërdita Fazlija dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Hendbollit. Mysafirët janë nderuar nga FHK-ja me ndarjen e kupave dhe medaljeve.

Më poshtë letra e ministres Dumoshi, e publikuar nga kosovahandball.info:

I nderuar Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Eugen Saraçini.

RonaTyra

Pranoni përmes kësaj letre urimin në emër timin si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë të cilën drejtoj, drejtuar Federatës së Hendbollit dhe të gjithë fituesve e sportistëve, për përfundimin e suksesshëm të edicionit 2019/2020 të Kupës së Kosovës në hendboll. Uroj edhe njëkohësisht përgëzoj dhe falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për organizimin e shkëlqyer të ndeshjeve, duke dëshmuar edhe njëherë që sporti në Kosovë çdo ditë e më tepër po përparon drejt sukseseve të reja.

Ju siguroj që do të keni mbështetjen time të vazhdueshme si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për avancimin e hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi, sipas mundësive dhe formave institucionale. Bashkërisht do të shumëfishojmë sukseset e të arriturat kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në letrën e ministres Vlora Dumoshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu