Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, i bën thirrje SPAK të hetojë atë çfarë po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpendëve.
Ministria e Bujqesise njofton që nuk ka më raste të reja, ai denoncon se një stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit është mbyllur sot.
Resuli thekson se kjo vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit, si dhe dëmton rëndë gjithë bizneset, të cilat nuk njoftohen për rastet e reja.
Resuli paralajmëron se Shoqata e tij do të ndermarrë hapa konkretë ligjorë në SPAK, pasi çdo ditë që kalon për shkak të paaftësisë së Ministrisë së Bujqësisë vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar dhe prodhuesve vendor .
“Asnje kompromis per konsumatorin” paralajmëron ai.