Ministri Peci pranë prodhuesve bujqësorë në Drenicë

0
Ministri Peci pranë prodhuesve bujqësorë në Drenicë
Gjigandi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot prodhuesit bujqësorë në Polac të Skenderajt, për të parë nga afër kushtet në të cilat punojnë këta fermerë dhe sfidat me të cilat përballen.

Me këtë rast, ministri Peci vizitoi sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit dhe të misrit, si dhe fermën blegtorale te fermeri Selim Gucati dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për prodhuesit bujqësor në të gjithë vendin, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre për të parë ecurinë e veprimtarive të tyre.

“Aktivitetet bujqësore e blegtorale të fermerëve punëtor siç është Selimi do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive”,

ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar nga fermerët e këtij rajoni se aplikimin në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve e kanë pasur më të lehtë, falë procedurave që kanë përfshirë në kuadër të këtij programi.

RonaTyra

Ndryshe, fermeri Selim Gucati kultivon 3 hektarë me grurë, 3 me misër, si dhe mbarështon 500 pata, ku prej tyre shfrytëzon përpos mishit edhe vezët dhe dhjamin. Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë, si një ilaç popullor për mushkëritë. Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu