Ekziston një hapje ose të paktën një shpresë për rifillimin e futbollit në Itali. E thotë në faqen e tij në rrjetet sociale, pra facebook, Ministri për Sportin dhe Politikat e të Rinjve, Vincenzo Spadafora: “Kujdesi që kemi aplikuar në botën e ftubollit është e vetmja mënyrë për të tentuar të kthehet kampionati dhe rinisë sezoni”.
“Ose, alternative do të jetë si në Francë apo vende të tjera, ku turnetë janë pezulluar përfundimisht. Ne lëmë një dritare të hapur për rinisjen, por gjithçka do të varet edhe se si virusi do të sillet dhe do të zhvillojë situata”.