Ministri i Mbrojtjes flet për ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë: Shqipëria dhe Ballkani Perëndi…

0
Ministri i Mbrojtjes flet për ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë: Shqipëria dhe Ballkani Perëndi…
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur para punimeve te Kongresit te PS, ne panelin per sigurine e rajonit dhe Evropes, ka shpalosur edhe prioritetet e qeverise ne kete aspekt.

Peleshi lajmeroi se “do hyjmë në proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste”.

“Procesi i rekrutimit, ristrukturimi i Akademisë së FA, me mbështetjen e SHBA. Do rriten cilësisht kapacitetet njerëzore në shërbim të sigurisë. Rëndësi e vecante do i kushtohet edhe mbrojtjes kibernetike në FA si pjesë e arkitekturës kombëtare të sigurisë kibernetike. Ruajtja e pacënueshmërisë e infrastrukturës kritike kombëtare është element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare”, theksoi ministri.

Duke iu referuar pushtimit rus ne Ukraine, ministri Niko Peleshi tha se

“Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit Perendimor janë në një nyje kritike të historisë”,

RonaTyra

teksa vuri theksin tek integrimi i pershpejtuar ne BE i ketyre vendeve te rajonit, perfshi edhe njohjen e Kosoves nga te gjitha vendet anetare te unionit dhe te NATO.

“Prishja e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe e kërcënime por dhe me mundësi.

Vjen me nevojën e kuptimit nga BE të domosdoshmërise që ka integrimi i vende të Ballkanit Perendimor me procedurë të përshpejtuar, nevojën për njohjen e menjëhershme të Kosovës nga të gjitha vendet e BE dhe NATO që do i hapte rrugë jetësimit të politikës së dyerve të hapura e integrimit të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat euroatlantike. Përfundimi i këtij projekti integrues është garanci e vetme për paqe stabilitet e prosperitet ekonomik në rajonin tonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu