Qeveria shqiptare ka dhënë miliona euro investime për rikonstruksionin e Shëtitores në Sarandë dhe për kanalizimet, por ujërat e zeza vazhdojnë që tëderdhen në detin JOn. Sipas pamjeve të sjella sot nga Sarandaweb, Plazhi i Ri vazhdon të qelbet nga ujërat e zeza që derdhen pa ndërprerje në det.
Kjo pamje ishte edhe pas inaugurimit me bujë të shëtitores së re në Sarandë, gjatë sezonit turistik, kur shirat e vjeshtës nxorrën problematikën që ka infrastruktura nëntokësore. Pavarësisht investimit rreth 5 milionë euro në këtë shëtitore dhe rreth 10 milionë euro në kanalizime, derdhja e ujëravde të zeza tregoi se problemi në Sarandë nuk është zgjidhur.
Shëtitorja e Sarandës u ndërtua nga kompania Fusha shpk, që fitoi tenderin me vlerë 4,7 milionë euro, në gusht 2019. Ajo fitoi edhe pse në tenderin ndërkombëtar zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), oferta e saj ishte më e lartë se ato të kompanive të tjera pjesëmarrëse në tender.
Projekti për rivitalizimin e shëtitores buzë detit në Sarandë ishte pjesë e projektit të Bankës Botërore për përmirësimin e infrastrukturës në bashkitë Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet.