Milani, transferim me çmim të ulët të yllit holandez.
Sipas mediave në Itali, Milani ka caktuar ofertën prej 20 milionë euro në adresë të Olimpik Lionit, për të marë Memfis Depajin në “San Siro”.
Skuadra italiane do të mundohet që të përfitojë nga rënia e çmimit në tregun e lojtarëve, shkaku i pandemisë “Covid 19”. Kjo nuk është hera e parë që Milani ka kërkuar Depajnin, mirëpo skuadra franceze ka kërkuar 50 mln euro.
Depaj ka një kontratë me Lion deri në vitin 2021, dhe duke pasur parasysh se kampionati i futbollit në Francë ka përfunduar, është e qartë se Lion sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e Evropës, diçka që mund të shtyjë holandezin të ndërrojë mjedisin.