Milan e ka zyrtarizuar largimin e Marco Giampaolo, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Stefano Pioli. Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate e ka zyrtarizuar largimin e italianit që e mori klubin vetëm gjatë verës. “AC Milan konfirmon se e ka liruar Marco Giampaolon nga pozita e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punë e tij dhe i uron çdo të mirë në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim. Giampaolo e kishte zëvendësuar Gennaro Gattuson te Rossoneriët në këtë verë, kur erdhi nga Sampdoria që kishte kaluar tri vite. Katër humbje në shtatë ndeshjet e para të Serie A kanë qenë të rezultatet që nuk janë pëlqyer për drejtuesit e klubit. Klubi ka qenë në bisedime me Luciano Spallettin dhe Stafano Piolin me këtë të fundit që e ka fituar garën. Marco Giampaolo . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver) Pioli pritet të gjatë mbrëmjes ose nesër të zyrtarizohet si trajner i Milanti me një kontratë një vjeçare. Ai më parë ka drejtuar klube si Parma, Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina.