Skuadra italiane, Milan ka ofruar 14 milionë euro për mbrojtësin e Saint Etienne, Wesley Fofana.
Sipas “le10Sport.com”, “Rosonerët” kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt transferimit të lojtarit që luan në mbrojtje.
Klubi nga “San Siro” ka ofruar 14 milionë euro, kurse Saint Etienne po kërkon 20 milionë.
Edhe pse është vetëm 19-vjeçar ka qenë i rregullt për Saint Etienne këtë sezon, gjithashtu ka luajtur edhe në finalen e Kupës së Francës kundër PSG.