Milan – Atalanta, formacionet e mundshme

0
Gjigandi

Java e 36-të e Serie A nis me një supersfidë pasi Atalanta do të përballet me Milanin në San Siro.

Kuqezinjtë dhe bergamaskët janë dy skuadrat më në formë me rikthimin e futbollit pas ndërprerjes teksa kanë arritur të grumbullojnë nga 23 pikë secila me nga 7 fitore dhe 2 barazime në 9 takimet e fundit.

Atalanta me një fitore ndaj Milanit do ta ngushtonte përkohësisht në -3 pikë distancën ndaj Juventusit kryesues në klasifikimin e Serie A, gjithsesi nëse bardhezinjtë mposhtin Sampdorian të dielën do të shpallen matematikisht kampionë të Italisë.

Milani ka shumë mungesa në këtë sfidë sidomos në mbrojtje aty ku Theo Hernandez, Musachio, Kjaer, Conti dhe Romagnoli dhe Duarte do të mungojnë.

Atalanta në krahun tjetër ka vetëm 2 mungesa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe sllovenin Josip Ilicic.

RonaTyra

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Calabria, Gabbia, Kjaer, Laxalt; Kessie, Biglia; Paquetà, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic

Atalanta: Gollini; Toloi, Caldara, Palomino; Hateboer, De Roon, Pasalic, Gosens; Gomez, Malinovskyi; Zapata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu