Kur Hajrullah Tërnava i bërtet komandantit serb Petroviq: Po ta jap besën që gërklanin kam me ta pre! Ja reagimi i milicëve serb… 

0
Gjigandi

Vitet e 90-ta janë vitet më të errëta për popullin shqiptar të Kosovës. Serbia pushton Kosovën,  përjashton punëtorët shqiptar nga puna, dëbon studentët nga Universiteti i Prishtinës, nxënësit nga shkolla, uzurpon stadiumet dhe palestrat sportive. 
Vite të rënda, jetë  e vështirë dhe vazhdimisht shqiptarët të kërcënuar nga bandat serbe. 

Sportistët si heronjtë të vërtetë kush më shumë e kush më pak, u organizuan dhe i zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, i thanë jo një herë e përgjithmonë garat me klubet ish jugosllave deh të Serbisë. 

Sportistët shqiptarët zhvilluan aktivitetet në fusha dhe salla të improvizuara në periudhën 1991-1999, sepse stadiumet dhe palestrat ishin të uzurpuara nga pushtuesi serb. Një personalitet i rrallë, një emër i shquar, ish xhudist i mirënjohur, Hajrullah Tërnava, ish kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, në atëkohë nuk mendoj dy herë, por i futet misionit të shenjtë jo vetëm të sportit por edhe të çështjes kombëtare. 

Kohën kur ishte xhudist

RonaTyra

Tërnava është i pari që e ka sjellë xhudon në Kosovë në vitet e 70-ta dhe e ka zhvilluar, po ashtu deri në vitin 1990 ishte edhe trajner i kombëtares së Kosovës në ato periudha. 

Tërnava nga viti 1971/1972 e kishte hapur edhe klubin në Akademinë Policore në Vushtrri, ku kishte punuar në ato vite. Përveç kësaj ai ka qenë edhe reprezentues i ish Jugosllavisë dhe ishte sportist, që solli edhe rezultate kulminante si kampion i ish Jugosllavisë, por kishte edhe të tjerë si Selatin Xhemshiti, Bora Vllahoviqi, Mevlud Arifi, Sylejman Kuka, Hysen Syla, Bastri Gashi, Selim Mehmeti, Nexhat Bujupi, Shahin Behrami, Hajredin Hamza, Fuat Gashi, Hysen Gashi, Anton Cena, Bahri Krasniqi e shumë të tjerë, dhe në atë Akademi ka punuar deri në vitin 1985. 

Image

Jo vetëm kaq, Tërnava në mandatin katërvjeçar të fundit isha edhe Drejtor i asaj Akademie, nga viti 1985-1990, ka punuar në Drejtoratin e Policisë së Kosovës. Vitet dramatike, ankth në katër anët e Kosovës, në marsin e vitit 1989 pushtuesi serb suprimon autonominë e Kosovës. Në vitin 1990 shqiptarët e lëshojnë policinë, shkaku i të padrejtave dhe zhvlerësimi të autonomisë që e bëri Serbia, Kosovës, dhe nga ky vit, Kosova e zhvilloj shkollimin paralel krahas Serbisë, edhe sportin po ashtu, në këto kohëra si në mësim edhe në sport Kosova i zhvillonte aktivitetet sportive ku mundeshin, në salla të shkollave, nëpër livadhe e terrene sportive. Në vitet e terrorit shumë nga sportdashësit kishin pengesa dhe shumë janë burgosur për këto aktivitete. 

Në vitet e 1990/1991 kryesia e sporteve të Prishtinës e mban një mbledhje dhe e propozojnë Tërnavën për Kryetar të sporteve te pavarura të Prishtinës dhe apriori ishte edhe anëtar i Kryesisë të sporteve të Kosovës, nga kjo periudhë ishte i burgosur disa herë e një herë ishte në automjetin e tij që udhëtonin në Mitrovicë, ai, Mazllum Belegu Kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës dhe Sejdi Mërkoja (sekretar i përgjithshëm i FFK-së në atëkohë). 

Image

Në fakt, në Vushtrri i ndalon policia dhe i shoqëron në stacionin policor në Vushtrri. Tërnava isha halë në sy për pushtuesin serb, por asnjëherë nuk ia kishte frikën dhe iu thotë shokëve që kishte me vete:  “Këta kanë punë vetëm me mua e ju mos u shqetësoni”!  Kur u thotë Tërnava kësisoj,  Belegu e Mërkoja i besuan, por kur shkuan në stacion nga një ekip e policisë që ishin të përcjellur që nga Prishtina, Mazllumit dhe Sejdiut iu thonë: Rrini ju këtu në parahyrje dhe pritni. 

Image

Tërnava urdhërohet që të hyjë brenda por meqë profesioni policor për të ishte i njohur sepse kishte kohë të tërë që kishte kaluar në këtë profesion dhe 10 vite të kryera Akademi të tilla në ish Jugosllavi, e dinte apo e mendonte se si zhvillohej ndonjë bisede zyrtare, por edhe deri atëherë ishte i burgosur nga policia serbe disa herë.

Image

Filluan një grup që në numër ishin 10 dhe komandanti serb ishte ish nxënës i Tërnavës më herët, fillon e ju mban ligjërata policëve, se kishte edhe të tillë që mbas largimit të policisë shqiptare i kishin mbushë policinë serbe ne numra dhe kishte nga mbarë Serbia e gjetiu. 

Polici serb, iu drejtohet me fjalë policëve: A e njihni ju Hajrullah Tërnavën? Mbretëroj qetësia dhe aty mendon Tërnava se po do mu provokua qëndrimi i tij dhe karakteri i tij. Polici serb iu thotë: “Ky është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë dhe me një potez krejtve këtu na bën llom, edhe unë kam qenë nxënës i tij dhe kam ushtruar xhudo, prandaj e njoh mirë dhe keni konsideratë, të jeni të vëmendshëm”. 

Dy policë i urdhëron që të marrin në shenjë me snajperë që nëse ju reziston Tërnava me vra, kurse 8 të tjerëve iu kishte dhënë urdhër të ushtrojnë dhunë ndaj Tërnavës me palica dhe u dha urdhri nga ora 11 dhe deri ne ora 15.00 të përdoret dhunë. 
Tërnava aq shumë e kishin rrahë sa ishte mpirë dhe fare nuk ndjente më dhimbje, herë herë policët u lodheshin dhe kërkonin pauzë të pushojnë pakëz, ai iu drejtonte dhe i shante me nënë që Ternava s’po kërkon pushim e ju po kërkoni e duke i sharë në mënyrën më banale. 

Përballë Tërnavës ishin Mazllum Belegu dhe Sejdi Mërkoja, që mundnin ta përcillnin nga dritaret që ishin të mëdha anën e korridorit, në orën 15.00. 

Komandanti famëkeq, që ishte nxënësi i Tërnavës, që komandonte në këtë rast e merr urdhërinë që ta ndërpresin përdorimin e dhunës ndaj Tërnavës. Dhuna ishte ndërprerë, Tërnava iu drejtohet komandantit serb, Petroviqit, duke i thënë:  “Petroviq, a je i sigurt që me njeh?”  Aty mbretëroj qetësia! Petroviqi i përgjigjej:  “Po, si nuk ju njoh, që ju kam pas epror të lart dhe ju me keni mësuar xhudon”. Tërnava i rrahur keq, i thotë: “Mendo, a më njihni, apo më njihni ndryshe”. Petroviqi i habitur ia ktheu:  “Si ndryshe?”.

Tërnava i thotë direkt: ”Nëse me vijnë 5 minutat e mi në jetë, po ta jap besën që gërklanin kam me ta pre, a me dëgjove”,  kështu i bërtet Tërnava me një zë të lart! Petroviqi i drejtohet kryeshefit që i urdhëroj më e ndal dhunën ndaj Tërnavës,

“Këqyre si po më kërcënon”.  Kryeshefi Janiçijeviq i cili ka qenë dikur punëtor i thjesht i asaj Akademie, kur ishte drejtor Tërnava, i drejtohet: “Tërnava, nga sot e më tutje e ki të ndaluar ardhjen në Vushtrri”. Tërnava nuk duron e i thotë:  “Veç Zoti mundet me ma ndalue ardhjen në këtë qytet të Vushtrrisë se s’ka njeri që mundet mua me ma ndalue”. Kryeshefi nervozohet dhe i thotë Tërnavës disa fjale jo të rënda por  dha urdhër që ta liroj stacionin e policisë dhe Tërnava doli. Tërnava Belegut e Mërkojës, iu kishte propozuar të nisemi me kerrin e tij por ata duke e parë në at gjendje çfarë ishte, krejt i maviosur nga rrahjet katërorëshe pandërprerë me palica, i thonë: Hajro, bjeri çelësat e kerrit ti grahim e i grahim ne kerrit, se ju Tërnava nuk je në gjendje me i grah.

Tërmava këmbëngul  e kurrsesi, se kerrit i grah ai vet, nuk donte Tërnava që me menduar policët se e kanë dërrmuar. Madje policët kur e rrihnin siç tregojnë shanin vete me vete se sa i fortë Tërnava e nuk po rrëzohet etj. 

Nisen me kerr për në Prishtinë. Tërnava shofer i këtyre dyve dhe kur shkojnë të banesa e Mazllumit ai e fut në banesën e tij dhe i ndërmerr do masa të kontrollit, mbasi ai me profesion ka qentë doktor i gjakut dhe mbasi i jep do ilaçe e udhëzon që të nesërmen të shkoj të Kryqi i Kuq në Kodër Trimave ku Salih Krasniqi   merr të nesërmen në kontrollë dhe befasohet kur e sheh ashtu të lënduar, i nënshtrohet rehabilitimit dhe me barna që i shkroi mbas disa ditëve i kaloi ato vështirësi dhe pandërprerë zhvillonin aktivitetet sportive. 

Fakti tjetër, kishin krijuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën në vitin 1995, dënohet më burg 6 vite e gjysmë burg.

Në vitin 1993 në shpalljen e sportistëve të Vitit të një restorant ‘BBS Shouw’ , kur një ekspeditë e milicisë serbe vjen e i burgosën 25 persona, kurse në atë grup Tërnava kishte titullin më të lartë si kryetar, edhe Komuna e Vushtrrisë i shpallte sportistët e vitit, i mbajtën të burgosur tërë natën dhe ia keqtrajtuan shumicën nga ta, por më shumti Tërnavën dhe edhe Aziz Salihun. Tërnava përpos sportit ka pasur  pozicione të larta edhe në MPB dhe në ato kohëra ishe edhe këshilltar i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës për çështje të sigurisë. 

Tronditëse, deri në dënimin e tij, ishte 8 herë i burgosur dhe në shumë raste i sakatosur që edhe sot ka pasoja.  Duhet theksuar, se anëtarë të kryesisë së asaj kohe në sport, ishin edhe Agim Kasapolli, Ejup Maxhera, Sejdi Mërkoja, Nazmi Reçica (ka ndërruar jetë). Tërnava nmë kohë të luftës ka qenë i kyqur në formacionet e luftës në poste të larta dhe është veteran i luftës.  Një detaj shumë interesant,  Kolonel Ahmet Krasniqin, Tërnava me duar e tija e ka lëshuar në varr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu