Skuadra e Milan ka pranuar rezultatet e testeve për Covid-19.
‘Rosoneri’ ishin skuadra e radhës që u testuan për koronavirusin dhe rezultatet ishin ashtu siç të gjithë shpresonin.
Skuadra e Milan njofton përmes një komunikate zyrtare se asnjë lojtar apo anëtar i stafit, qoftë nga skuadra A qoftë nga skuadrat tjera, nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Skuadra do të vazhdojë programin për stërvitjet individuale në ‘Milanello’.
Në ditët në vazhdim do të kompletohen edhe shërbimet tjera mjekësore të kërkuara nga protokolli.