​Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Nishani

0
​Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Nishani
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euroatlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”

, thuhet në motivacion.

Nishani ndërroi jetë më 28 maj, pas një gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Gjermani.

Karriera politike e Nishanit lidhet me Partinë Demokratike ku u anëtarësua në vitin 1991. Në vitin 2001 u zgjodh sekretar i degës së Partisë Demokratike Tiranë; në vitin 2003 u zgjodh nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; në vitin 2005 u zgjidh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë së PD-së. Në korrik të vitit 2005, Nishani, si kandidat për Partinë Demokratike, u zgjodh deputet në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.

RonaTyra

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, Nishani shërbeu si ministër i Brendshëm; nga shtatori 2009 deri në prill 2011 shërbeu si ministër i Drejtësisë dhe më pas, në prill të 2011 ai u emërua sërish në postin e ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Presidentit të Republikës.

Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe shërbeu në këtë funksion përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu