Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është vënë përballë disa fotove, per te cilat duhej te jepte mendimin e tij. Një takim me kryeministrin Rama, pasi ai u zgjodh President, Kreu i Shtetit e konsideron si korrekte.
“Ai më mori në qafë më bëri president”,
tha Ilir Meta për kryeministrin Rama.
Ndërsa teksa komentoi edhe një foto me Berishën dhe Topallin, Meta shprehur superlativat e tij për ish-kryeministrin.
“Berisha është tjetër prerje, çdo gjë e ka arritur vetë në jetën e tij. Është kënaqësi të bashkëpunosh”,
u shpreh Presidenti në emisionin Dekalog në Rtsh.
Ndërsa duke folur për raportet me Bashën, Kreu i Shtetit tha se “nuk ka faj unë që ai është në funksion të Ramës”
“Ç’faj i vini ju presidentit ku ai zotëria ishte në funksion të Edi Ramës. Presidenti ka zbatuar parimet demokratike. Unë kam bërë koalicione të hapura, kam bërë bashkëpunuar me të dyja partitë. Nuk është faji i presidentit”,
deklaroi Meta gjatë një interviste televizive.