Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nderuar autorin Rexhep Hida me Titullin “Mjeshtër i Madh”.
Meta njoftimin e bëri përmes një postimi në ‘facebook’, ku e quajti autorin përkthyes të mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar.
Postimi i tij i plotë:
Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si autor, përkthyes dhe themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, nderova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Rexhep Hida.
Autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare, përkthyes i mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, falë aftësive profesionale dhe vlerave të larta njerëzore ai ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe dashamirësve të letërsisë duke krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë.
Shumë krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë.