Meta merr ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin

0
Meta merr ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryetarin e Bashkisë së Maltepe në Turqi Ali Kiliç.

Meta thotë se kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shton se ai i ka përcjellë ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!”

RonaTyra

, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu