Rama në Athinë, darkë me Mitsotakis, mediat greke: Diskutime për marrëveshjen e detit

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë në një vizitë zyrtare, ku gjatë saj do të takohet në darkë pune me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Siç raportojnë mediat greke, gjatë darkës do të diskutohen çështje të mbetura pezull mes dy vendeve, si dhe pritet të diskutohen dhe hidhen bazat për marrëveshjen e detit.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia, në një kohë që Shqipëria ka presidencën e OSBE.

Rama udhëton drejt Greqisë, pak pasi në fundjavë ishte në Turqi, ku u takua me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan , në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu