Presidenti Ilir Meta ka bërë apel sot për mbështetjen e fortë e të shumëanshme, që i duhet dhënë grave dhe vajzave që jetojnë e punojnë në fshatra, në një ditë si 15 tetori, jo pa qëllim. Mta shkruan në Fb: “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit! Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror.”
Ballina Lajme Shqip Meta, apel per te fuqizuar grate ne fshatra: Kontribuojnë për zhvillimin ekonomik...