Leo Messi tashmë po “mpreh shpatën”. Pas pushimit të gjatë prej pandemisë së Covid-19, Barça do të kthehet të luajë në La Liga, këtë 13 qershor. Ndaj Mallorca nevojiten 3 pikët në luftën për titull, por ndërthuret edhe ambicia e kapitenit katalanas. Argjentinasi nuk mendon për statistika personale, por për tituj dhe fitimin e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve, që do ta bënin “top 36”, lojtarin më të suksesshëm në të njëjtin klub, së bashku me Ryan Giggs. Sigurisht, për të arritur këto dy trofe sezonalë, nevojiten shumë golat e tij.
Këtë sezon, “10” e Barçës mund të lërë pas disa rekorde të shekullit të kaluar, të mbajtur nga dy legjendat e futbollit botëror: Telmo Zarra dhe Péle. I pari mund ta “hapë krahun” pothuajse 67 vjet më vonë, pa çmimin e lojtarit, që e ka fituar “Pichichi” (golashënuesi më i mirë në Spanjë) më së shumti herë. I dyti mund të pushojë së qenuri futbollisti që ka shënuar më shumë gola për një klub të vetëm. Një sfidë e dyfishtë, që duhet të fitohet me një minimum prej 12 ndeshjesh (11 në La Liga dhe një në Champions) dhe maksimum prej 17 ndeshjesh (11 në La Liga dhe 6 në Ligën e Kampionëve, për të arritur në finale).
“Pichichi” është objektivi më i qartë që ai ka në mendje. Messi kryeson listën e shënuesve më të mirë të sezonit në La Liga me 19 gola, 5 të tillë më shumë se Benzema. Nëse e fiton këtë trofe individual, ai do ta bënte të vetin për të katërtin vit radhazi, por do të kapërcente një mit si Zarra. Që nga fitimi i këtij çmimi në sezonin 2018-2019, të dy ndajnë podin e nderit, sepse e kanë fituar “Pichichi” më shumë herë. Jo më pak se nga gjashtë herë. Kapiteni katalanas, i cili tani shkon për 438 gola, e shijoi etiketën e golashënuesit më të mirë të La Liga-s vite më parë. Në tri vite radhazi (2017, 2018 dhe 2019) e bëri këtë, duke përputhur me dy legjendat e Real Madridit, Di Stéfano (1956, 1957, 1958 dhe 1959) dhe Hugo Sánchez (1985, 1986, 1987 dhe 1988). Leo, gjithashtu, ka një rekord prej 50 golash sezonalë (2012).
Gara me legjendën braziliane
Pelé, gjithashtu, mund të arrihet këtë sezon, duke zhbërë një rekord historik që legjenda braziliane e mban, si golashënuesi më i mirë me të njëjtin klub. Ai shënoi 643 gola me Santos, përpara se të shkonte te Cosmos. Messi ka 627 gola me Barcelonën, vetëm 16 të tillë më pak se Pele. Këtë hendek mund ta mbyllë me ndeshjet e mbetura, midis korrikut dhe gushtit. Në sezonet vijuese, Leo mund të rrëmbejë rekordin e golave zyrtarë, të shënuar me të gjitha klubet dhe kombëtaren.
Pelé realizoi 757 gola në total (643 me Santos, 37 me Cosmos dhe 77 me Brazilin), ndërsa Messi është në kuotën e 697 golave (627 me Barçën dhe 70 me Argjentinën). Më parë, Messi tejkaloi një legjendë tjetër si gjermanin Gerd Müller, duke u pozicionuar i dyti në renditjen e golashënuesve historikë me të njëjtin klub. Në ndeshjen ndaj Betis, në “Camp Nou”, më 2018, argjentinasi u ngjit në kuotën e 566 golave, duke tejkaluar ish-sulmuesin legjendar të Bayernit (565 gola).